Flitet se do të marrë ‘timonin’ e Bayern, Nagelsmann zbulon të vërtetën
BKT
Sport

Flitet se do të marrë ‘timonin’ e Bayern, Nagelsmann zbulon të vërtetën

“Nuk kam patur kurrë kontakte ose takime me Bayern Munich dhe kjo vlen edhe për menaxherët e mi”.

Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig, nuk ka lënë hapësirë për asnjë dyshim apo interpretim kur është pyetur nga shtypi gjerman në lidhje me një kalim në drejtim të Bayern Munich sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes së të martës në mbrëmje të Bayern Munich kundër PSG-së, legjenda Lothar Matthaus ka thënë se Hansi Flick do të largohet në fund të sezonit nga bavarezët dhe se vendin e tij do ta marrë pikërisht Nagelsmann.