Ngordhja e qenve në Prishtinë, dyshohet se u helmuan përmes një sallame
Sot u raportua se një numër i konsiderueshëm i qenve janë helmuar sot në Prishtinë.
Madje tre nga këta qenë kanë ngordhur si pasojë e këtij helmimi.
Lidhur me këtë tashmë është bërë e ditur se Policia e Kosovës bashkë me Forenzikën ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë helmuar për vdekje qenushët: Tedi, Maja dhe Cuki.
Me këtë rast aktivistët i kanë dorëzuar prova të mjaftueshme (sallama që dyshohet të jetë e helmuar), transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Informate per qenushat e helmuar ne Matiqan
POLICIA E KOSOVES se bashku me FORENZIKEN ka dale ne vendin e ngjarjes ku jane helmuar per vdekje qenushat: Tedi, Maja dhe Cuki.
Aktivistat kane siguruar prova te mjaftueshme (sallame qe dyshohet te jete e helmuar) dhe besojme se forenzika do te gjeje permes shenjave te gishtave dorasit shpirt lige!
Ne besojme qe Policia e Kosoves do ti vie deri ne fund kesaj vrasjeje te tmerrshme dhe dorasi do te vihet para drejtesise, dhe denohet sipas ligjit ne fuqi.
#DREJTESIPERQENTEEHELMUAR
#drejtesiperTEDI
#drejtesiperMAJA
#drejtesiperCUKI























