Torreira dëshiron të transferohet tek Boca Juniors
Argjentinasi momentalisht është tek Atletico Madridi këtë sezon, por dëshiron me çdo kusht që transferohet në Argjentinë në fund të sezonit 2020/21.
Mesfushori i Arsenalit Lucas Torreira ka treguar se dëshiron të largohet nga “Topçinjtë” dhe t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors.
25 vjeçari është në huazim tek Atletico Madridi për sezonin 2020/21, por paraqitjet e tij për skuadrën e Diego Simeones kanë qenë të limituara, ku shumica nga to kanë ardhur nga banka rezervë.
Si duket Torreira nuk e sheh të ardhmen e tij tek Arsenali, dhe ka shprehur dëshirën e tij që të transferohet në Argjentinë në një marrëveshje huazimi, pasi që shuma e kartonit të tij është e lartë për ta bërë transferimin permanent.
“Unë dua që të transferohem tek Boca Juniors. Unë jam 25 vjeçar dhe e di që është një klub që ka qëllime të mëdha”, tha Torreira.
“Dëshiroj që ti bëjë të lumtur fansat dhe e di që nuk është e lehtë. Boca duhet të arrijë marrëveshje huazimi për një vit me Arsenalin që të transferohem”, shtoi argjentinasi.
Skuadra e Arsenalit e transferoi Torreiran nga Sampdoria në vitin 2018, pasi që ishte vlerësuar si një lojtar kyç për planet e “Topçinjëve”, ku në sezonin e tij të parë kishte regjistruar 50-të paraqitje për skuadrën londineze.
Sidoqoftë, Torreira u largua nga Mikel Arteta, si pjesë e marrëveshjes prej 55 milionë eurosh për ta transferuar Thomas Parteyn, ku Torreira do t’i bashkohej Atletico Madridit në një huazim për një sezon.























