Pensionohet Xhavit Sadrijaj, ishte atashe i Sigurisë në Gjermani
BKT
   Komunat

Pensionohet Xhavit Sadrijaj, ishte atashe i Sigurisë në Gjermani

Atasheu i Sigurisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Xhavit Sadrijaj është pensionuar pas tetë vjetësh shërbimi në këtë post.

Me këtë rast, ambasada e  Kosovës në Gjermani i ka organizuar një ceremoni.

“Kolonel Dr. Xhavit Sadrijaj me punën dhe angazhimin e tij ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes FSK-së dhe Bundesëehrit të Gjermanisë si dhe ka prezantuar me dinjitet dhe sukses Kosovën në arenën ndërkombëtare të Atasheve nga mbarë bota në Berlin”.

“ Biografia jetësore e Dr. Sadrijajt- nga fillet e tij ushtarako- akademike në armatën e ish-Jugosllavisë përmes kontributit të tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri të Kosovës si pjestar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,  transfomimin e saj në TMK dhe FSK si dhe angazhimin në diplomacinë ushtarake kanë hapur shtegun që Kosova të jetë më prezente në Berlin, Oficerët, Nënoficerët dhe Kadetët e FSK-së që janë shkolluar në këtë shtet të kenë një epror të tyre pranë dhe koleget e kolegët në Ambasadë dhe Konsullatat e Kosovës të shohin në të një njeri me integritet dhe vlera të pashoqe.Kolonel Dr. Xhavit Sadriaj i dëshirojmë çdo të mirë në rrugëtimin e tij të mëtejshëm!’, thuhet një një njoftim të kësaj ambasade, transmeton Klan Kosova.


MË SHUME NGA    Komunat