Evropiani përfundon pa medalje për Flaka Loxhën
BKT
Sport

Evropiani përfundon pa medalje për Flaka Loxhën

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha është mposhtur në raundin e parë.

Loxha nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, ku është mposhtur nga xhudistja sllovene Kaja Kajzer. 

Krah saj, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova është duke u përballur në raundin e dytë me xhudisten spanjolle Ubasart Mascaro.