Interi bën gati një super dhuratë për Contën nga Anglia
BKT
Sport

Interi bën gati një super dhuratë për Contën nga Anglia

Interi një moment fantastik, teksa është pranë titullit nën drejtimin e Antonio Contes.

Zikaltrit duan të paraqiten sa më mirë në Champions League dhe strategu nga Lecce ka nevojë për një kontingjent lojtarësh sa më të pasur.

Një dëshirë e vjetër është Emerson Palmieri, pjesë e Chelsea prej janarit të vitit 2018.

26-vjeçari i linjës së majtë, nuk ia ka dalë të bindë as Lampard dhe as Tuchel, numëron vetëm 89 minuta aktivizim këtë sezon në Premier League dhe po pret fundin e sezonit për t’u larguar nga “Blutë e Londrës”.

Transferimin tek Interi do e mirëpriste me kënaqësi dhe drejtuesit e klubit italian kanë nisur nga puna për përgatitjen e një ofertë që do bindte homologët anglezë për të lënë të lirë italo-brazilianin.