08:25 / 18.04.2021
Skënderaj pa bombola oksigjeni, operatori del të jetë i papërgjegjshëm
Ditë më parë Komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë për tu furnizuar me bombola oksigjeni.
Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Ndonëse për tenderin në fjalë janë paraparë të ndahen 6 mijë euro, ai është anuluar.
I NGJAJSHËM
POLICIA NDALON VETURËN E 22-VJEÇARIT NË SKENDERAJ, IA GJEJNË MBI 1 MIJË EURO FALSO
Sipas prokurimit, anulimi i procedurës është bërë për shkak që operatori që ka ofertuar nuk ka qenë i përgjegjshëm.
“Anulimi i procedurës së prokurimit publik bëhet për arsye se Operatori Ekonomik i cili ka ofertuar nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret në Dosjen e Tenderit dhe Njoftimin për Kontratë dhe është i papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurimit./Reporteri/























