24 viktima dhe 364 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

24 viktima dhe 364 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 2.379 teste të kryera, janë regjistruar 364 raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup 161 raste, Kumanovë – 36, nga 25 raste në Manastir dhe Prilep, Ohër – 15, Tetovë – 13, Shtip – 10. Në Kavadar, Strumicë dhe Gjevgjeli janë regjistruan nga 9 raste. Në Veles, Gostivar dhe Strugë nga 8 raste. Në Kërçovë dhe Dibët nga 6 raste. Në Shën Nikollë 4, Vinicë – 3, në Koçani dhe Negotina nga 2 raste. Në Kriva Pallankë, Resnja, Berovë, Delçevë, dhe Bogdanci nga një rast.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 689 pacientë, transmeton Alsat. 

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë mes moshës 40 dhe 88 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147.094, raste, prej të cilëve 122.810 janë shëruar, kurse 4.443 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 19.841 raste aktive me virusin korona.