Prishtinë, 97 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
BKT
   Komunat

Prishtinë, 97 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 277 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa në Prishtinë, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 97 raste të reja me Covid-19 .


MË SHUME NGA    Komunat