09:06 / 21.04.2021
Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 39-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut është planifikuar sot të mbajë seancën e 39-të, transmeton Telegrafi.
Në rendin e ditës mes tjerash është propozim-ligji për miratimin e vazhdimit të periudhës së krizës në një pjesë të vendit për shkak të rrezikut të lartë nga fluksi i shtuar i hyrjes dhe tranzitit të migrantëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga migrimi i paligjshëm në kushtet e KOVIDIT dhe parandalimi i përhapjes së tij.
Në seancën e sotme të Kuvendit ka në rend dite edhe pika tjera.























