Greqia pritet të lehtësojë masat anti-Covid muajin tjetër

Greqia pritet të lehtësojë masat anti-Covid muajin tjetër

Greqia do të fillojë gradualisht lehtësimin e masave anti-Covid muajin tjetër, pas Pashkëve Ortodokse, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

 Sipas planit të qeverisë, kafenetë, baret dhe restorantet do të rihapen në 3 maj. Shkollat ​​fillore dhe të mesme do të  rihapen në 10 maj dhe nga 15 maji njerëzit do të jenë të lirë të lëvizin midis rajoneve.

Rikujtojmë se gjatë kësaj jave, Greqia hoqi karantinën për udhëtarët e vaksinuar dhe ata që kanë një test negativ – Bashkimi Europian, MB, SHBA, Izraeli, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mitsotakis tha se ora policore do të mbetet në fuqi gjatë kremtimeve të Pashkëve Ortodokse. Kryeministri grek tha se situata pandemike në vend po stabilizohet dhe përsëriti rëndësinë e shpërndarjes  së vaksinave, duke shtuar se duke filluar nga java e ardhshme personat mbi 30 vjeç do të kenë të mundësinë të vaksinohen.

Vendi ka regjistruar 323,639 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 9,713 viktima./abcnews.al


MË SHUME NGA Rajoni