Maqedoni, Dimitrov sot nis takimet në kuadër të vizitës së tij në Letonii

Maqedoni, Dimitrov sot nis takimet në kuadër të vizitës së tij në Letonii

Në kuadër të vizitës së tij në Letoni, zëvendëskryeministri Dimitrov do të mbajë takime me Ministrin për Punë të Jashtme Edgars Rinkeviçs, me përfaqësues të Parlamentit Letonez (Saeima) – Rihards Kols, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Anda Vita Terauda, Kryetare e Komitetit për Çështje Evropiane, transmeton Telegrafi.

Në takime Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e pashmangshme të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në, si një çështje e interesit strategjik për rajonin dhe për Evropën. Për këtë qëllim, do ti paraqesë hapat konkrete reformuese për përmbushjen e agjendës evropiane në vend.

Pas takimit me Ministrin për Punë të Jashtme të Letonisë, parashihet konferencë për shtyp në të cilat mund të kyçen edhe gazetarë nga mediumet vendase. Më poshtë mund ti shihni informacionet e dërguara nga MPJ të Letonisë


MË SHUME NGA Rajoni