Gostivar, arrestohen dy persona të dyshuar për prerje ilegale të drunjëve

Gostivar, arrestohen dy persona të dyshuar për prerje ilegale të drunjëve

Dje (21-prill) rreth orës 18:15, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin B.H. nga fshati Duf i Gostivarit dhe 15-vjeçarin nga Orqusa e Gostivarit, të cilët kanë qenë duke transportuar dru për ngrohje të prera në mënyrë ilegale , gjegjësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, me një automjet të tipit “Lançia” pa targa, transmeton Telegrafi.

Automjeti dhe drutë për ngrohje janë dorëzuar në Policinë Pyjore për procedura të mëtejshme.

Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, ku edhe do të përgatiten parashtresat adekuate.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni