Prishtinë, 59 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
BKT
   Komunat

Prishtinë, 59 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Ndërsa në kryeqytet, brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar 59 raste të reja pozitive.


MË SHUME NGA    Komunat