Djuric për Kurtin: Kush po përpiqet ta kthejë Ballkanin në fuçi baruti?
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Duric, ka komentuar mbi votimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Duric, ka komentuar mbi votimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Duric e ka quajtur këtë lojë të rrezikshme dhe sfidë për partnerët ndërkombëtarë, përfshirë dhe shtetin që përfaqëson.
Ai ka shkruar në Twitter se duhet menduar se “kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin përsëri në një fuçi baruti”, teksa ka publikuar fotografinë nga postimi i Kurtit, referuar zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri.
“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme dhe një sfidë e qartë për SHBA, BE, Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Le ta kujtojmë këtë mirë, dhe pastaj të reflektojmë se kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin përsëri në një fuçi baruti”, shkruan Duric.
Mes të tjerash, sipas tij, është shqetësuese se si “lëvizja politike në krye me Albin Kurtin, po garon më zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë”.
“Duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë se çfarë është agjenda këtu. Dialogu nuk është një përparësi por votimi personal në një vend fqinj është? Ajo që është edhe më shqetësuese është se lëvizja politike e udhëhequr nga kryeministri” i Kosovës po garon në zgjedhjet për parlamentin e Shqipërisë fqinje”, ka shkruar Marko Duric, i cili një kohë ka shërbyer si shef i Zyrës Serbe për Kosovën.
























