15:06 / 26.04.2021
Prishtinë, 40 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 154 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Kurse në kryeqytet, kanë rezultuar pozitive 40 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.























