08:37 / 27.04.2021
Zaev sot në takim me inspektorit e ISHT, për shkarkimin e Paunovskit
Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të ketë takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) lidhur me peticionin e tyre kundër shkarkimit të drejtorit të ISHT, Stojko Paunovski, transmeton Telegrafi.
Ai sot në mëngjes do t’i presë punonjësit e inspektoratit në takim të cilët do të bëjnë përpjekje ta bindin atë që të mos shkarkojë Paunovskin e më pas, vendimi përfundimtar do të merret në seancë qeveritare.
“Gjithmonë ekziston një mundësi e hapur, kështu që unë kam caktuar një takim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, për të dëgjuar argumentet e tyre. Pse atëherë do të caktoja takim, nëse jam i bindur në qëndrimin e bërë publik”, deklaroi dje Zoran Zaev.























