Ronaldo fillon presionin për t’u larguar nga Juventusi
BKT
Sport

Ronaldo fillon presionin për t’u larguar nga Juventusi

Cristiano Ronaldo do të bëjë presion që të largohet nga Juventusi në rast se kampioni aktual i Serie-A do të dështojë që të sigurojë njërën nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Paris-Saint-Germanin dhe Manchester United raportohet se janë dy destinacione të cilat ylli portugez po i shikon si mundësi reale për ta vazhduar karrierën e tij, përcjell KosovaPress.

“TuttoSport” raporton se numri shtatë i “Zonjës së Vjetër” nuk e sheh veten duke luajtur ne Europa League dhe ka filluar ta hartojë planin për t’u larguar nga “Allianz Arena”.