PSG ka arritur marrëveshje me Messin
BKT
Sport

PSG ka arritur marrëveshje me Messin

Një lajm bombastik vjen sot nga Franca ku pretendohet se PSG ka arritur marrëveshje me Lionel Messin.

Marrëveshja sipas mediave ndërkombëtare përfshinë një kontratë 2-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ka qenë gazetari brazilian Marcelo Bechler, i cili ishte i pari që lajmëroi largimin e Neymarit nga Barcelona te PSG në një intervistë ekskluzivë për TNT Sports Brasil, pretendon se klubi parisian dëshiron të përfitojë nga fakti se Messi do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Sesa i afërt është transferimi i Messit te PSG dëshmojnë dy deklaratat të dy futbollistëve parisin.

Ishte Neymar që kishte thënë se dëshiron që vitin e ardhshëm të luajë së bashku me Messin, derisa shumë më i qartë ishte Di Maria kur tha se do të jenë edicionin e ri në një skuadër me Messin.