19:16 / 28.04.2021
Marcelo mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, kjo është arsyeja
Marcelo pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseas, e cila do të zhvillohet një javë më vonë.
Futbollisti brazilian është komisioner në Asamblenë e Madridit, e cila do të zhvillohet më 4 maj.
Marcelo ka shtetësi spanjolle dhe kjo e detyron atë që të thirret për të punuar në qendra e votimit.
Reali do të luajë një ditë më vonë me Chelsea, por drejt Londrës është planifikuar pikërisht më 4 maj, kur Marcelo duhet të jetë si komisioner.
Në këtë situatë, mediat spanjolle njoftojnë se Marcelo rrezikon të mungojë për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, me drejtuesit e Realit që po punojnë për ta larguar nga angazhimi në zgjedhje.























