13:21 / 29.04.2021
Carvajal humbë sezonin për shkak të lëndimit
Skuadra e Real Madridit do të ketë probleme të mëdha në mbrojtje në pjesën e mbetur të sezonit.
Ashtu siç raportohet në media, Dani Carvajal ka humbur sezonin për shkak të lëndimit, transmeton "albeu".
Përveç anësorit, sezonin e ka humbur edhe Lucas Vazquez.
Real Madridi javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit kundër Chelseat në kuadër të gjysmëfinalës në UEFA Champions League. Zinedine Zidane në dispozicion do ta ketë vetëm anësorin, Odriozola.























