Darmian bën krahasimin mes tre trajnerëve
Matteo Darmian është sot pjesë e Interit të Antonio Conte, skuadër që po shkon drejt titullit kampion.
Por, më parë anësori i mbrojtjes ka pasur fatin të luajë edhe me Manchester United, teksa ka qenë nën urdhrat e dy trajnerëve me shumë emër si Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, transmeton "Vip Sport".
Së fundmi, italiani ka bërë një krahasim mes trajnerëve, ku thekson se Konte ka një marsh më shumë, duke pasur shumë ide.
“Conte ka të njëjtën dëshirë si në kohën kur drejtonte kombëtaren, ta çonte ekipin në maksimum. Louis van Gaal ishte një maniak i rregullave dhe ishte ai që më mori në Manchester United. Mourinho nuk kënaqet me asgjë tjetër veç fitores, i detyrohem trofe atij, përfshirë edhe Europa League. Por, Conte më shumë se ata, ka idetë. Nga ana taktike është një marsh më shumë se ata”, u shpreh Darmian.























