15:12 / 29.04.2021
Prishtinë, 49 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Në kryeqytet, kanë rezultuar pozitive 49 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.























