Barcelona synon ta pushtojë sot kreun e La Ligas
BKT
Sport

Barcelona synon ta pushtojë sot kreun e La Ligas

Barcelona e zhvillon sot ndeshjen e mbetur të La Ligas dhe përmes saj gjiganti katalanas kërkon ta rrëmbejë kreun e tabelës të cilin nuk e ka prekur që pas javëve të para të kampionatit spanjoll.

Rivali i “Blaugranëve” është Granada sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Camp Nou”.

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, skuadra e Ronald Koeman ka 71 pikë në vendin e tretë, kurse lideri i tabelës Atletico Madridi ka vetëm dy pikë më shumë.

Fitorja eventuale në ballafaqimin e sotëm do ta vendoste Barçën në vendin e parë me një pikë më shumë së skuadra e Simeones duke e bërë kështu La Ligan njërin nga kampionatet më interesante në të gjithë Evropën.