Kthehen tifozët për finalen Atalanta-Juventus
BKT
Sport

Kthehen tifozët për finalen Atalanta-Juventus

Tifozët kthehen në stadiume edhe në Itali.

Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në “Mapei”, në Reggio Emilia, do të jetë e hapur për publikun për një maksimum prej 20% të kapacitetit të stadiumit. Vendimi u njoftua nga nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa:

“CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”.

Vendimi vjen dy javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së spektatorëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet pritës.