21:54 / 29.04.2021
United-Roma dhe Villareal-Arsenal, kështu mbyllen pjesët e para
Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Evropës ku po ballafaqohen Manchester United - Roma dhe Villarreal – Arsenal.
Në stadiumin “Old Trafford” është duke ndodhur befasia e madhe ku Roma është duke avancuar me rezultat 2-1 me golat e realizuara nga Pellegrini dhe Dzeko edhe pse United ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e mesfushorit Bruno Fernandez.
Në ndeshjen tjetër, skuadra spanjolle Villarreal është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Arsenalit derisa golat u shënuan nga Trigueros dhe Albiol në minutat 5’ dhe 29’.























