“Djajtë e Kuq” ‘shkelin’ Romën, Arsenali mposhtet nga Villareali
BKT
Sport

“Djajtë e Kuq” ‘shkelin’ Romën, Arsenali mposhtet nga Villareali

Dy ndeshje spektakolare janë zhvilluar sot në kuadër të Europa League.

Manchester United – Roma dhe Villareal – Arsenal ishin dy ballafaqimet e sotme të vlefshme për ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të kësaj gare.

Në stadiumin “Old Trafford” u zhvillua një spektakël i vërtet ku u realizuan hiq më pak se tetë gola dhe pati përmbysje pas përmbysje.

Bruno Fernandez hapi serinë e golave në minutën e nëntë të ndeshjes, por Roma reagoi shpejtë dhe përmbysi rezultatin në 2-1 me golat e realizuara nga Pellegrini dhe Edin Dzeko.

Por, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe ishte Edinson Cavani ai që shënoi dy gola për ta rikthyer avantazhin e vendasve, kurse pas tij realizuan edhe dy mesfushorët Fernandez dhe Pogba si dhe Greenëoord për ta vendosur rezultatin final të kësaj ndeshje.

Ndryshe ishte situata në Spanjë ku Villarreali e priti Arsenalin të cilin edhe e mposhti me rezultat të ngushtë 2-1. Për vendasit realizuan Tigueros dhe Albiol, kurse golin e vetëm për vizitorët e shënoi Pepe nga penalltia në minutën e 73’.

Në këtë ndeshje pati edhe dy kartona të kuq, nja një për secilën skuadër. Tek Arsenali u përjashtua Dani Cebalos, kurse nga radhët e Villarrealit u ndëshkua me karton të kuq Capoue.