Prokurori Kelmendi: Aktakuzat e këqija mos të shkojnë në shqyrtim gjyqsor

Prokurori Kelmendi: Aktakuzat e këqija mos të shkojnë në shqyrtim gjyqsor

Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar që fare të mos shkojnë në shqyrtim gjyqësor aktakuzat e këqija pasi të njëjta po dështojnë pastaj në procedura tjera.

Në debatin e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me temën “Luftimi i korrupsionit me dënime me kusht dhe gjobë – Raporti i monitorimit vjetor të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, Kelmendi ka thënë se njëra prej shkaqeve që po dështojnë aktakuzat për korrupsion është fakti se aktakuzat po ndërtohen keq.

Sipas tij, nëse aktakuzat e këqija nuk do të shkonin në shqyrtim gjyqësor do të kursehej buxheti dhe nuk do të kishte humbje kohe për procese gjyqësorë që përfundojnë me aktgjykime liruese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se habitet se si gjykatat pranojnë aktakuzat e ngritura keq nga prokurorët.

“Nëse provat janë të paprovuara gjykata e ka mundësin të mos lejoj fare të shkojë, do kursente kohën e gjykatë, buxhetin dhe do ishte humbje kohe”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka kërkuar të publikohen aktakuzat për korrupsion pavarësisht se një kërkesë e tillë ishte edhe e shoqërisë civile.

“Unë nuk e shoh ndonjë problem me publikimin e aktakuzave. Unë gjithmonë kam pas qëndrim se duhet t’i beje publike, por për fat te keq kodi i ri nuk e ka përfill as mendimin tim as te shoqërisë civile”, ka thënë Kelmendi./ BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi