Prokurori i ZPS-së: Kemi nxjerr gjithçka që futet në kuadër tërregullit 103

Prokurori i ZPS-së: Kemi nxjerr gjithçka që futet në kuadër tërregullit 103

Prokurori i ZPS-së gjatë seancës së sotme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj ka thënë se për sa i takon rregullit 103 besojnë që kanë nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli. Ai po ashtu ka shtuar se gjatë nxjerrjes se materliaelve kanë ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme.

Sa i përket materialeve të rregullës 102 (3), sipas tij janë përzgjedhur 184 dokumente, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për sa i takon rregullit 103, e kemi thënë, ne besojmë që kemi nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli, dhe e dimë që mbrojtja kërkon të di nga ne nëse e kemi bërë këtë gjë gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes. Në lidhje me nxjerrjen e shënimeve për kontaktet me dëshmitarë që adresojnë ndikimin që do të ketë te të akuzuarit sot nuk kanë të bëjnë me dëshmitarë që do të thirren në çështjen 7. Në lidhje me materialet e rregullës 102 (3) është parashtruar një vendim në bazë të rregullit sipas vendimit tuaj, ne zgjodhëm 184 dokumente që lidhen me çështjen sipas kuptimit të vendimit tuaj. Kemi përfshirë 13 dokumente nga njoftimi jonë i mëparshëm në bazë të rregullit 102 (3) dhe dokumente tjera, shumica janë dokumente të përgjithshme, poste në rrjetet sociale dhe të përkthyera në anglisht të akuzuarve, që nuk do të përdoren si prova. Informacion të mëtejshëm në dokumentet e sekuestruara dhe analizat e tyre, korrespodenca ndërkombëtare që janë përfshirë në listën e provave dhe informacion pasi morëm lejen tuaj për ta nxjerrë. Ne kemi ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme të tyre kur i kemi përfshirë, ju përcaktuat afatin 21 prill kur mbrojtja duhet të parashtrojë kërkesa nëse ka për nxjerrjen me përparësi apo inspektimi duke përfshirë cdo dokument të papërfshirë në njoftimin e hollësishëm të konsoliduar”, ka thënë prokurori i ZPS-së.

Prokurori i ZPS-së tutje ka thënë se nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur në 106 dokumente në njoftimin e konsoliduar. Sipas tij, 38 dokumentet e mbeturat janë kundërshtuar lidhur me materialitetin e tyre apo në bazë të rregullit përkatës.

“Nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur në 106 dokumente në njoftimin e konsoliduar. 38 të mbeturat janë kundërshtuar lidhur me materialitetin e tyre apo në bazë të rregullit përkatës. Pra mbrojtja e Haraidnaj argumentoj në parashtrimet e saj me shkrim se njoftimi i konsoliduar në bazë të rregullës 102 (3) përfshinte njoftime të paqarta. Ju na njoftuat që të japim njoftim hollësishëm që përfshin cdo material dhe prova por jo të kufizuara në dokumentet e nxjerra. Përshkrimet në njoftimin e konsoliduar kanë qenë të mjaftueshëm ashtu si janë paraqitur megjithatë kur e kontaktuam mbrojtjen për ta pyetur për qartësinë e përshkrimeve të 41 dokumenteve i morën një nga ju, po pasi mbrojtja e Gucatit i zgjodhi të gjitha dokumentet që kërkonte në bazë të rregullës 102 (3) e pytëm nëse ato që do nxjerrjen për Gucatin do jenë edhe për Haradinaj, mbrojtja e Haradinaj tha se do të kishte kuptim dhe të gjitha ju bënë të njohura edhe mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinaj. Mbrojtja e Gucatit përsëri kërkon informacion lidhur me si të akuzuarit i siguruan këto paketa me dokumente, ky informacion është imaterial për përgatitjen e tyre”, ka thënë ai tutje.

Prokurori i ZPS-se ka shtuar se të pandehurit nuk akuzohen se si i morën materialet e ZPS, por për përhapje të paligjshme.

“Aktakuza e akuzon të akuzuarin me përhapje të paligjshme të informacionit konfidencial, ajo që ka rënësi është klaisfikimi i dokumentit që kanë pasur dhe përhapja, se si e morën materialin nuk akuzohen për atë gjë. Duam të theksojmë edhe njëherë në qoftë se ZPS kishte ndonjë provë se i akuzuari ishin shtyrë nga zyra jonë apo nxitur kjo duhet të nxirret në mënyrë afirmative në bazë të rregullit 102 (3), nuk ishte çështje në bazë të këtij rregulli, nuk ishte diçka që mbrojtja ta kërkonte, fakti që mbrojtja nuk ka prova të tilla tregon të drejtën themelore se nuk ekziston një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion që të gjykojnë individë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë kur këto vepra penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarë të Dhomave të Specializuara.”, thuhej tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi