Mali i Zi, mbi 130 raste ditore COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Mali i Zi, mbi 130 raste ditore COVID-19

Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Malin e Zi dhe 132 raste të reja pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga numërimi i djeshëm, tre vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, dy janë pacientë nga Podgorica dhe një nga Berane, nga të cilët më i riu ishte 57 vjeç dhe më i moshuari 82 vjeç”, thuhet në deklaratën e ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 1 495.

Të shëruarit e raportuar në 24 orët e fundit janë 152 pacientë.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID 19 në vend është 2 367.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirusin e ri është 97 389./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota