18:43 / 30.04.2021
Peja bindëse, me 108 pikë ndaj Ponte Prizrenit
Peja ka shënuar fitore të lehtë dhe të merituar në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play Off-it përballë Ponte Prizrenit.
Ekipi verdhezi dominoi në shtëpinë e tij në “Karagaç”, duke i mposhtur prizrenasit me rezultat të thellë 108-85.
Peja me këtë rezultat tani avancon në serinë gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1 dhe tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për të shkuar në finale.
Ndeshja e radhës e serisë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit do të luhet përsëri në Pejë./ss























