Zeniti befason Barcelonën për herë të dytë, barazohet seria
BKT
Sport

Zeniti befason Barcelonën për herë të dytë, barazohet seria

Njëra ndër skuadrat favorite për ta fituar Euroleaguen, Barcelona, është befasuar edhe një herë nga Zeniti.

Zeniti e mposhti kundërshtarin me rezultat 74-61 dhe e barazoi serinë në 2-2.

Kevin Pangos shkëlqeu te skuadra ruse me 22 pikë e 8 asistime, kurse te Barcelona më i dalluari ishte Nick Calathes me 19 pikë.

Ndeshja e fundit e serisë do të luhet më 4 maj./topsport