17:03 / 01.05.2021
Gjilani fiton në një ndeshje me shumë gola
Gjilani ka realizuar fitore ndaj Arbërisë në një ndeshje me shumë gola.
Gjilani ka fituar me rezultat 4-3.
Gerhard Progni me dy gola dhe Besar Musolli e Shend Kelmendi me nga një gol i kanë dhënë fitoren klubit të drejtuar nga Ismet Munishi.
Cesar Santos, Almir Kryeziu dhe Kreshnik Bahtiri kanë realizuar për Arbërinë.
Arbëria gjendet në vendin e nëntë, derisa Gjilani në vendin e katërt.























