17:09 / 01.05.2021
Trepça 89′ dhe Besa pajtohen me barazim
Trepça 89′ dhe Besa janë ndarë baraz në takimin e xhiros së 32-të të Superligës.
Ndeshja është mbyllur 1-1.
Të parët në epërsi kaluan Besa kur në minutën e 20-të Diellor Beseni me një gjuajtje mjeshtërore arrinë ta dërgojë topin drejt rrjetës për t’i kaluar miqtë në epërsi, 0-1.
Goli i barazimit ka ardhur në minutën e 64 kur Arbnor Muja me të djathtën godet drejt portës.
Trepça qëndron në pozitën e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa me 12 pikë në vendin e fundit.























