Patriarku Porfirije: Shqiptarët dhe serbët do të kenë fqinjësi të mirë
Për të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tha se kjo varet vetëm nga serbët, pavarësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm.
Patriarku serb Porfirije beson se në të ardhmen e afërt mund të krijohen kushte bashkëjetese mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Ai vlerësoi se në këtë moment, “interesa të ndryshëm të mëdhenj” ndërthuren rreth, të cilat, siç thotë ai, i shohin njerëzit si objekte dhe vetë Kosovën si një “territor pa shpirt”.
“Për ne, Kosova është diçka krejtësisht e ndryshme”, tha patriarku në një intervistë për Radio Beograd 2, përcjell Gazeta Express.
Në pyetjen se si e sheh të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tha se kjo varet vetëm nga serbët, pavarësisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm.
“Unë jam i sigurtë se, nëse kemi një gjendje të tillë shpirtërore, herët a vonë do të vijmë në një situatë, në të cilën do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku, ku nuk duhet të jemi si vëllezër, por jam i sigurtë që do të jemi në gjendje të kemi fqinjësi të mirë”, deklaroi patriarku Porfirije.























