Zgjedhet udhëheqësi i Degës së PDK në Istog

Zgjedhet udhëheqësi i Degës së PDK në Istog

Ali Nimanaj është zgjedhur Ushtrues Detyre i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës në Degën e Istogut.

Ali Nimanaj do ta ushtrojë këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme brenda PDK-së, sipas burimeve të IstoguPortal.

Ai u zgjodh për këtë pozitë në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së, Dega në Istog.

Nimanaj ka për detyrë të organizojë, bashkojë dhe funksionalizojë strukturat e degës dhe të vazhdojë përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2021.

Nimanaj pas marrjes së besimit, falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit për besimin e dhënë, duke deklaruar se do të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e këshillit, si dhe me të gjithë kryetarët e nëndegëve, strukturën e Rinisë dhe Gruas Demokratike si dhe gjitha strukturat e degës për t’u përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti.