Maas: Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë mbetet drejt BE-së
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas,tha se Maqedonia e Veriut të hapin negociatat për BE, në një konferencë shtypi me homologun e tij maqedonas, Bujar Osmani në Berlin.
Gjermania ka garantuar mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian, duke i cilësuar si të pandashme në rrugëtimin e këtij procesi.
Këtë fakt e ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në një konferencë shtypi me homologun e tij maqedonas, Bujar Osmani.
Ndërkaq, për sa i përket skenarëve të dala nga “non papers”, Maas i ka përshkruar ato si “fake news”.
“Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull”, theksoi Maas.
“Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe. Kjo, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.”
Të njëjtin qëndrim me Maas e ndau edhe Osmani, gjatë fjalës së tij.
“Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë, përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike.”























