15:03 / 05.05.2021
Prishtinë, 35 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Në kryeqytet, kanë rezultuar pozitive 35 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit























