18:33 / 05.05.2021
Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc
Komuna e Shtimes po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj në fshatin Zborc është duke u punuar në rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimi i rrugëve në brendësi të fshatit.
|
Për t’i përcjellë nga afër punimet, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, e ka vizituar fshatin Zborc dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve në asfaltimin e rrugëve. Me këtë rast, kryetari Ismajli ka shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e komunës së Shtimes. |























