09:25 / 06.05.2021
64 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Sipas një njoftimi në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 64 pacientë me COVID-19. Prej tyre 43 pacientë janë në oksigjenoterapi, 1 është në CPAP dhe 8 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë.























