Arrestime për drogë në rajonin e Tetovës

Arrestime për drogë në rajonin e Tetovës

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor janë arrestuar tetë persona për shkak të dyshimit se janë përfshirë në vepra penale me drogë, transmeton Telegrafi.

Siç njoftojnë nga policia, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë janë arrestuar Sh.I (57) dhe J.S (50) nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të tyre u është gjetur heroinë.

Në ora 20:00 në SPB Tetovë janë sjellur E.I (26) dhe A.D (27) nga Shkupi dhe R.I.O (30) nga Bullgaria janë arrestuar për shkak të dyshimeve për shitje të drogave. Këto tre persona dyshohen se janë të përfshirë në rastin me dy thasët e gjetura me marihuanë në rrugën rajonale Kamnjan. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate para gjykatësit në procedurë paraprake.

Tre personat e tjerë, siç njoftojnë nga policia, janë privuar nga liria rreth orës 22:00 në Zhelinë kur S.A (20), Xh.U (21) dhe F.O (33) gjatë kontrollit në automjetin “Golf” nga ana e policisë është gjetur marihuanë.


MË SHUME NGA Rajoni