Pendarovski: Është mirë që u vendos komunikimi me OBRM-PDUKM-në

Pendarovski: Është mirë që u vendos komunikimi me OBRM-PDUKM-në

Gjatë ditës së djeshme, partia maqedonase OBRM-PDUKM brifuan se kryetari i tyre, Hristijan Mickoski me telefon ka biseduar me presidentin Pendarovski dhe se është caktuar takim për ditën e premte, transmeton Telegrafi.

Presidenti Stevo Pendarovski për “Deutsche Welle” deklaroi se është mirë që OBRM-PDUKM, pas nëntë muajve po vendos komunikim me institucionin e presidentit.

Takimi mes presidentit dhe kreut të OBRM-PDUKM-së, duhet të mbahet nesër dhe ndodh pasi brifingut të djeshëm se kanë pasur bisedë telefonike.

Në takim, siç njoftuan ata do të bisedohet për të dënuarit në ngjarjet e 27 prillit dhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike.


MË SHUME NGA Rajoni