Zaev: Fushatat mediatike, në interes të qytetarëve

Zaev: Fushatat mediatike, në interes të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar një takime me drejtuesit e mediave dhe të shoqatave lidhur me publikimin e fushatave në media, siç është ajo për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit dhe fushata tjera.

 Qeveria tha Zaev planifikon formimin edhe të një Fondi për gazetari hulumtuese i cili po ashtu do të jetë në funksion të kampanjave mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Këto komente kryeministri Zaev i bëri gjatë deklaratës së tij për media pas vaksinimit kundër Kovid 19 me vaksinën kineze Sinofarm.

“Besoj se ditëve në vijim do të mbahen mjaft takime dhe mbledhje para së gjithash me shoqatat e mediave por dhe me shoqatat e punonjësve mediatik dhe me të gjithë palët që të gjejmë mënyrë si nevojën e kampanjave publike, siç është tani situata për kampanjë publike për vaksinimin. Të ngrejmë vetëdijen me qëllim që sa më shpejtë të arrijmë imunitetin kolektiv dhe ta mundim pandeminë e Kovid 19”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.


MË SHUME NGA Rajoni