Roma fiton ndeshjen por Manchester United shkon në finale të Europa League
BKT
Sport

Roma fiton ndeshjen por Manchester United shkon në finale të Europa League

Roma ka fituar ndeshjen e sontme ndaj Manchester United, por kjo nuk i ka mjaftuar për ta prekur finalen e Europa League, pasi kishte humbur ndeshjen e parë.

Ndeshja e sontme ka përfunduar 3-2 për italianët.

Edin Dzeko, Bryan Cristante dhe Nicola Zalewski kanë realizuar për Romën.

Për Manchester të dy golat i ka shënuar Edinson Cavani.   

Ndeshjen e parë United e kishte fituar 6-2. 

Në finale klubi anglez do të ndeshet me Villareal.