11:14 / 08.05.2021
Reali, Juve dhe Barça bëhen bashkë, tregojnë për kërcënimet nga UEFA
S’ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës pas kërcënimeve nga UEFA.
Të tri klubet kanë reaguar me komunikata zyrtare në faqet e tyre duke treguar se ato janë duke u kërcënuar vazhdimisht pas idesë për krijimin e Superligës Evropiane.
Tre klubet të cilat nuk kanë vendosur që të lënë Superligën, e cila fillimisht kishte 12 të tillë, në komunikatën e përbashkët kanë thënë se janë “të gatshëm të diskutojmë por nuk pranojmë assesi kërcënime nga UEFA”.























