Bayerni në rast fitoreje shpallet kampion

Bayerni në rast fitoreje shpallet kampion

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 34, ku po ashtu mund të mësohet edhe kampioni i këtij stinori.

Programin e sotëm do ta hap derbi mes Borussia Dortmundit e RB Leipzigut, kurse ndeshje e fundit po ashtu do të jetë derbi mes Bayern Munichut e Borussia Monchengladbachut.

Në rast fitoreje, “Bavarezët” edhe zyrtarisht do të shpallen kampion të sezonit 2020/21.

Pas 31 ndeshjeve, Bayerni gjendet në vendin e parë me 71 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu, kurse Top 4 e mbyllin Wolsfburgu me 57 pikë dhe Eintracht Frankfurti me 56 pikë. Në anën tjetër, pas një sezoni jo të mirë, Dortmundi zë vendin e pestë me 55 pikë, vetëm një larg pozitës së katërt.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Borussia Dortmund (5) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Hoffenheim (11) – Schalke (18) (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena)

15:30 Werder Bremen (15) – Bayer Leverkusen (6) (Stadiumi Weser)

15:30 Wolfsburg (3) – Union Berlin (8) (Stadiumi Volkswagen Arena)

18:30 Bayern Munich (1) – Borussia Monchengladbach (7) (Stadiumi Allianz Arena)