Zaev të hënën në takim me Ursula von der Layen

Zaev të hënën në takim me Ursula von der Layen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të hënën do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.

Në takim pritet të diskutohen deklaratat e fundit të Komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se është e mundur të ndahen proceset për anëtarësim mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.