Gjobiten 121 shoferë në Shkup

Gjobiten 121 shoferë në Shkup

Ministria e Brendshme dje (08.05) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut, transmeton Telegrafi.

“Në territorin e qytetit të Shkupit u vendosën gjithsej 121 masa, përfshirë 64 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për ngasje pa patentë shofer, 4 shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Pesë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular, dy për kalimin e në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), një gjobë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 24 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë.