Manchester United ‘blindon’ Fernandesin, i dyfishon pagën portugezit
BKT
Sport

Manchester United ‘blindon’ Fernandesin, i dyfishon pagën portugezit

Manchester United “blindon” Bruno Fernandesin.

Mesfushori po shkëlqen me fanellën e “Djajve të Kuq”, teksa në 35 paraqitje ka realizuar 17 gola.

Drejtuesit e klubit kanë arritur akordin për rinovimin me futbollistin, pavarësisht se kontrata e 26-vjeçarit skadon në vitin 2025.

Sipas mediave angleze, me kontratën e re portugezi do të përfitojnë dyfishim të pagës, nga 9 milionë në 18 milionë euro në sezon.

Po sipas raportimit të mediave, palët do të ulen në tavolinë për të hedhur të zezën mbi të bardhë pas përfundimit të finales së Europa League-s, kur Manchester United do të përballët Villarrealin.