Zaev nga Brukseli: Identiteti maqedon është vlerë europiane
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka zhvilluar ditën e sotme takim me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në këtë takim Zaev u shpreh se vlerat europiane janë udhërrëfyes për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë europiane.
Më tej ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku në rrugën drejt integrimit europian.
“Identiteti maqedon përveç që është çështje krenarie, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime.Vlerat europiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë europiane”, theksoi Zaev pas takimit me Ursula von der Leyen në Bruksel.























